Botë

Armët bërthamore s’janë pjesë e politikës së Iranit, thotë presidenti iranian

Ebrahim Raisi

Ebrahim Raisi

Foto: Associated Press

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, ka përsëritur të shtunën se armët bërthamore nuk janë pjesë e politikës së shtetit të tij.

Deklaratat e Raisit vjen vetëm pak ditë pasi një komandant iranian kërcënoi me “një ndryshim” në politikën bërthamore, nëse Izraeli sulmon zonat bërthamore të Iranit, raporton AP.

"Përvetësimi i armëve bërthamore nuk ekziston fare në doktrinën tonë. Është e ndaluar, jo për shkak të ndalimeve ndërkombëtare apo IAEA, jo. Lideri i muslimanëve dhe lideri i mençur i revolucionit (Ayatollah Ali Khamenei) ka nxjerrë dekretin fetar “fatwa” se kjo është e ndaluar dhe mbi këtë bazë kjo nuk do të jetë në doktrinën tonë”, ka thënë Raisi.

Më 19 prill, një sulm dukshëm izraelit ka ndodhur mbi një bazë të rëndësishme ajrore dhe një zone bërthamore në Iranin qendror.

Një ditë para sulmit, një komandant i gardës revolucionare i ngarkuar me sigurinë e objekteve bërthamore të Iranit, kishte kërcënuar se vendi ka të ngjarë të rishqyrtojë doktrinën dhe politikën e tij bërthamore nëse zonat e tij bërthamore kërcënohen nga Izraeli.

Raisi ka thënë se vendimi i Iranit për të mos ndjekur armët bërthamore ishte kryesisht për shkak të një dekreti fetar nga udhëheqësi suprem, në vend të ndalimeve ndërkombëtare.