Ndihmësi i presidentit rus, Vladimir Putin, Yuri Ushakov, ka thënë se një armëpushim i përkohshëm në luftën e Ukrainës do të ishte një pushim i përkohshëm për ushtrinë ukrainase dhe një shans për t’u rigrupuar.
Ukraina është pajtuar për një armëpushim 30-ditor me Rusinë të propozuar nga SHBA-ja, teksa pritet që pala amerikane t’ia paraqesë propozimin zyrtarisht edhe palës ruse.
Duke folur për media ruse mëngjesin e së enjtes, Ushakov, ka thënë se Rusia po kërkon një "zgjidhje paqeje afatgjatë në Ukrainë që merr parasysh interesat dhe shqetësimet e Moskës" dhe shton se "një shkëmbim normal i mendimeve" midis Rusisë dhe SHBA-së "po zhvillohet në një mënyrë të qetë".
Ushakov ka thënë gjithashtu se SHBA-ja e kupton se anëtarësimi i Ukrainës në NATO nuk mund të diskutohet.
LEXO EDHE: