Armenia zyrtarisht e ka njohur shtetin palestinez të premten.
Dhjetëra shtete e kanë njohur shtetin palestinez, edhe pse ende jo ndonjë prej fuqive të mëdha perëndimore.
Armenia është e fundit nga të tjerat që e ka njohur, pavarësisht kundërshtimeve nga Izraeli.
“Armenia mbështet rezolutën e OKB-së për armëpushim të menjëhershëm të luftën së Izraelit me Hamasin në Gaza dhe është në favor të zgjidhjes me dy shtete në konfliktin izraelito-palestinez”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga ministria e Jashtme armene.