Ministria e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite ka lëshuar një deklaratë të premten, përmes së cilës e mirëpret plotësisht takimin e javën së ardhshme në mes të delegacionit amerikanë dhe atij ukrainas në qytetin saudit të Jeddah, raporton BBC.
“Ministria e afirmon përpjekjen e vazhdueshme të Mbretërisë për të arritur paqe të qëndrueshme e cila i jep fund krizës në Ukrainë, ndërkohë Mbretëria i ka vazhduar këto përpjekje në tre vjetët e fundit duke qenë nikoqir i shumë takimeve që lidhen me këtë çështje”, shkruan në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se do të udhëtojë drejt Arabisë Saudite javën tjetër për t’u takuar me princin saudit Mohammed bin Salman, paçka se nuk do të jetë pjesë e procesit negociator që mbahet vetëm në nivelin e delegacioneve.
Takimi SHBA-Ukrainë vjen pas përplasjes që Zelensky pati ditë më parë në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan, Donald Trump.