Anija me 332 tonë ushqim për Gazën është nisur të shtunën nga porti Larnaca i Qipros, për të arritur në enklavën e rrethuar në fillim të javës së ardhshme, kanë bërë të ditur autoritetet.
Kjo është anija e dytë me ndihma që niset këtë muaj, pasi Izraeli lehtësoi një bllokadë detare 17-vjeçare në Rripin e Gazës për të lejuar hyrjen e ndihmës nga Qiproja, me burim nga organizata bamirëse e SHBA “Kuzhina Botërore Qendrore” (WCK), për palestinezët e uritur, raportoi Reuters.
Autoritetet e Qipros kanë themeluar, në bashkëpunim me Izraelin një korridor detar për të lehtësuar arritjen e ndihmave direkt në Gaza.
WCK-ja e cila ka qenë aktive në Gaza për muaj, e ka organizuar misionin me organizatën humanitare “Open Arms” të Spanjës.
Në misionin e saj të parë në mars, ajo kishte ndërtuar një nga rrënojat për të lëshuar pothuajse 200 tonë me ushqim në enklavë, e cila nuk ka ndonjë port.
Shtetet e Bashkuara ka planifikuar të ndërtojë një port për të dërguar ndihma në Gaza. Synimi është që ai të bëhet gati deri më 1 maj, apo edhe më herët.
Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se uria po përhapet në Rripin e Gazës, ku 300,000 njerëz janë të ngujuar si pasojë e luftimeve. Më shumë se gjysma e popullatës prej 2,3 milionë banorësh të Gazës mund të përballen me uri deri në korrik.