Botë

Anija bullgare përplaset në Danub, lëndohen disa persona

anija bullgare

Foto: AFP

Njëmbëdhjetë persona janë lënduar pasi një anije turistike bullgare është përplasur me një mur betoni në një pendë në lumin Danub në qytetin verior austriak, Aschach an der Donau. 

Rreth 160 pasagjerë ishin në anijen që udhëtonte nga Bavaria për në qytetin austriak të Linzit, kanë thënë autoritetet, raportoi Reuters. 

Njëmbëdhjetë të plagosurit u dërguan në spital dhe anija ishte në gjendje të vazhdonte më tej pas aksidentit.

Mediat lokale kanë raportuar se edhe gjashtë persona kishin pësuar lëndime të lehta që nuk kërkonin trajtim spitalor.