Botë

Andrew Tate vihet nën arrest shtëpiak pas akuzave të reja

Andrew Tate

Andrew Tate

Foto: Associated Press

Influenceri Andrew Tate është vendosur në arrest shtëpiak nga një gjykatës rumun, ndërsa prokurorët po hetojnë akuza të reja dhe serioze ndaj tij, duke përfshirë marrëdhëniet seksuale me një të mitur dhe trafikimin e personave të mitur.

Ai dhe vëllai i tij Tristan dolën para gjykatës në Bukuresht pasditen e së enjtes. Tristan Tate u vendos nën kontroll të posaçëm gjyqësor, raporton BBC.

Prokurorët i kishin kërkuar gjykatësit që të vendoste paraburgim prej 30 ditësh për vëllezërit, ndërsa ata do të vazhdonin një hetim të ri, që përfshinte gjithsej 35 viktima të supozuara, në mesin e të cilave edhe një grua që ishte 15 vjeç në atë kohë.

Andrew Tate bëri një deklaratë të furishme për media jashtë gjykatës teksa e ka cilësuar çështjen kundër tij si një “gënjeshtër”.

"Ky është një organizim. Është absolutisht e neveritshme. Tridhjetë nga ato vajza thonë se nuk kemi bërë asgjë të keqe. Dy janë nënat e fëmijëve tanë”, ka deklaruar Tate.

Vëllezërit Tate janë akuzuar më parë për trafikim me njerëz, derisa Andrew Tate është i akuzuar edhe për përdhunim, dhe tani janë në pritje të gjykimit për këto akuza. Ata u liruan nga arresti shtëpiak një vit më parë dhe u tha të mos largoheshin nga Rumania.

Ata mohuan çdo keqbërje dhe mohojnë akuzat formale me të cilat përballen.

LEXO EDHE: