Botë

Andrew Tate paditet për sulm seksual nga ish e dashura

Andrew Tate

Foto: Associated Press

Influencuesi Andrew Tate po përballet me një padi të re nga ish e dashura e tij, pasi ajo e ka akuzuar për sulm seksual dhe dhunë me bazë gjinore.

Padia nga Brianna Stern jep detaje për marrëdhënien e tyre dhe se si Tate fillimisht dukej si një “ëndërr e bërë realitet”, por më pas ajo pretendon se ai u bë abuziv.

Ajo e ka përmendur një rast që pretendohet se ka ndodhur më 11 mars ku ishte sulmuar dhe kërcënuar.

Avokati i Tate i ka quajtur pretendimet të pavërteta dhe se Stern po kërkon “para dhe vëmendje”.

Kjo padi vjen mes një sërë sfidash ligjore ndaj Tatet në disa shtete, raportoi BBC. 

Më 2022, ai dhe vëllai Tristan Tate u arrestuan në Rumani me akuzat se formuar një organizatë kriminale, me Andrew Tate që përballet edhe me akuza përdhunimi.

Më herët, të dy ishin akuzuar për sulme seksuale në SHBA dhe Britani, por asnjëri nuk është dënuar për ndonjë nga krimet deri tash.