Ambasadori i Britanisë së Madhe në Meksikë e ka lënë postin e tij në fillim të këtij viti pasi u raportua se ai ia kishte drejtuar armën një anëtari të stafit të ambasadës.
Një video që u postua në rrjetet sociale tregoi Jon Benjaminim që mbante armën drejt një burri tjetër.
Mbi video ishte shkruar: “Në kontekstin e vrasjeve të përditshme në Meksikë nga shpërndarësit e drogës, ai guxon të bëjë shaka”.
Deri tani nuk ka dalë me deklaratë as ai vetë, por as qeveria britanike. Megjithatë, Benjamin nuk figuron më në listë si ambasador në Meksikë.
Në video shihet Benjamin që lëvizë në veturë me armën në duar duke ua drejtuar njerëzve. Të qeshura dëgjohen nga prapa.
Mbi 30,000 njerëz janë vrarë në Meksikë vitin e kaluar. Vendi ka ligj shumë të ashpër për armët dhe ka vetëm një dyqan armësh që gjendet në një kompleks ushtarak.
Dalja e ambasadorit me armë mes kaq shumë vrasjesh ka zemëruar shumë meksikanë dhe stafin e ambasadës. Edhe nëse ishte si shaka, fakti që doli me një armë të mbushur në një prej rajoneve më të rrezikshme të Meksikës ishte llogaritje e keqe e tij.
VIDEO: