Botë

Aleati i Putinit parasheh një zonë “si në Chernobyl” nëse përdoren armët bërthamore

Ekspozimi ndaj rrezatimit

Konstantin Malofeyev, biznesmen dhe aleat i presidentit rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se nuk beson që Rusia do t'i japë fund luftës në Ukrainës, me ç'rast do të refuzojë planin e paqes së presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Ai ka thënë ditë më parë se situata do të ndryshonte vetëm nëse presidenti aktual, Joe Biden, anulon autorizimin për përdorimin e armëve me sistem të gjerë veprimi, ka shkruar “Newsweek”.

Duke folur për një skenar kur Rusia mund të përdorte armë bërthamore, Malofeye është shprehur se ekziston rreziku për krijimin e një zone rrezatimi.

“Do të ketë një zonë rrezatimi në të cilën njerëzimi nuk do të mund të hyjë. Dhe lufta do të përfundojë”, është shprehur aleati i Putinit.

Sipas tij, ky skenar ngjan me situatën në qytetin Chernobyl, ku për shkak të një shpërthimi në centralin bërthamor më 1986, zona është radioaktive dhe s'mund të ketë jetë. Pas katastrofës bërthamore, një zonë e madhe e qytetit është konsideruar “zonë e përjashtimit” dhe cilësohet si ndër zonat më radioaktive në botë.

Deklarimet e Malofeyevit lidhen me vendimin e presidentit Putin, që nënshkroi doktrinën e përditësuar bërthamore. Këtë vendim ai e mori që t'i kundërpërgjigjej sulmeve ndaj territorit të saj.

Oligarku rus gjithashtu ka shtuar se bisedimet për paqe në Ukrainë do të duhej të ishin “për të ardhmen e Evropës dhe botës”, e jo të Ukrainës.