Botë

Alarm për situatë të rrezikshme me zjarre në Los Angeles, shkaku i erërave të forta

zjarret

Më se 6 milionë njerëz në zona të Los Anxhelosit po përballen me kërcënimin e vazhdueshëm nga zjarret, pasi zjarrfikësit po luftojnë kundër erërave të forta për t’i vënë nën kontroll të plotë flakët që kanë mbërthyer territoret.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar alarme paralajmëruese për situatë të rrezikshme të mërkurën për pjesë të ndryshme të Los Anxhelosit dhe të Ventura Countyt, raporton CNN. 

Njerëzit në zonat e prekura nga hiri këshillohen që të bartin maska në mënyrë që të mbrohen kundër problemeve të mundshme shëndetësore. 

Sipas Departamentit të Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni, Eaton dhe Palisades janë zjarret më shkatërruese në historinë e vendit.