Botë

Aktivistet zvicerane të klimës fitojnë rastin në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Zvicer

Një grup grash të moshuara zvicerane kanë arritur fitore të pjesshme në rastin e tyre lidhur me ndryshimet klimatike në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, raporton BBC.

Gratë, kryesisht në të 70-at, kanë thënë se mosha dhe gjinia e tyre i bënë ato veçanërisht të ndjeshme ndaj efekteve të valëve të të nxehtit, të lidhura me ndryshimet klimatike.

Edhe pse aktivistët kanë korrur suksese me paditë në procedurat e brendshme, kjo shënon herën e parë që një gjykatë ndërkombëtare merr vendim në raste të lidhura me ndryshimet klimatike, raporton AP.

Sipas gjykatës përpjekjet e Zvicrës për të përmbushur objektivat e saj të reduktimit të emetimeve kishin qenë mjerisht të pamjaftueshme.

Ky vendimi i marrë mund ta detyrojë Zvicrën që të reduktojë emetimet e gazrave serrë deri në vitin 2030.

Vendimet nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut nuk janë ligjërisht të detyrueshme për 46 shtetet e saj anëtare, por ato vendosin precedent ligjor kundër të cilit në të ardhmen do të gjykohen paditë.

Gratë zvicerane, të njohura si KlimaSeniorinnen ose Gratë e Moshuara për Mbrojtjen e Klimës, kanë argumentuar se ato nuk mund të largohen nga shtëpitë e tyre dhe kanë probleme shëndetësore gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër.

Gjykata ka hedhur poshtë dy çështje të tjera të ngritura nga gjashtë të rinj portugez dhe një ish-kryetar bashkie i Francës. Në të dy rastet u argumentua se qeveritë evropiane nuk kishin arritur të trajtonin ndryshimet klimatike në kohë, duke shkelur kështu të drejtat e tyre.

Të dhënat e së martës treguan se muaji i kaluar ishte marsi më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë.