Botë

Aksident ajror në Portugali, vdes piloti

Avioni

Të paktën një person ka vdekur nga përplasja e dy aeroplanëve në Portugali, ka raportuar DailyExpress.

Piloti thuhet se është viktima në këtë aksident ajror, pas përplasjes së avionëve Yakovlev Yak-52, e nga hetimet e para thuhet se njëri nga aeroplanët humbi kontrollin dhe lëvizi në drejtim të gabuar.

Rrjeti i Sigurisë së Aviacionit ka thënë se motori u përfshi nga zjarri pas përplasjes, derisa aeroplanit tjetër arriti të ulej më larg.

Ekipi i avionëve po fluturonte si pjesë e një ekspozite të planifikuar nga Beja Air Show në Portugalinë jugore, e që prezantonte performancë ajrore të klasit botëror.