Dy politikanë të Alternativës për Gjermaninë (AfD), të cilët ishin larguar për shkak të komenteve të tyre lidhur me nazistët, janë pranuar sërish në grupin parlamentar të partisë pas performancës në zgjedhjet gjermane të së dielës.
Maximilian Krah dha dorëheqje nga bordi i AfD-së para zgjedhjeve evropiane qershorin e kaluar, pasi i tha një gazete italiane se jo të gjithë pjesëtarët e regjimit të Adolf Hitlerit kishin qenë “kriminelë”, raportoi Guardian.
Matthias Helferich u zgjodh në parlamentin gjerman më 2021, por e dorëzoi mandatin e tij pas kritikave që nxiti me deklaratën që bëri se ai ishte “fytyra miqësore e nazistëve”.
Krah dhe Helferich tani janë pjesë e grupit parlamentar të ri të AfD-së pas takimit që kanë pasur të martën ku u vendos që të dy të mos mbeten më jashtë.