Operimet në aeroportin e Dubait vazhdojnë të mbeten të bllokuara pasi shirat e dendur po vazhdojnë të godasin Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vendet fqinje.
Disa fluturime në hyrje kanë rifilluar të enjten, por në të gjithë Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait, një një qendër kryesore udhëtimi mezi funksionin, raporton BBC.
Stuhia goditi Emiratet e Bashkuara Arabe të martën, duke përmbytur rrugët dhe pjesët e aeroportit ndërkombëtar të ngarkuar.
Përmbytjet e shpejta kanë lënë të vdekur 20 njerëz në Oman dhe një në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Autoritetet në aeroportin e dytë më të ngarkuar në botë kanë bërë të ditur të enjten se kishin filluar të pranonin fluturime hyrëse në Terminalin 1, të përdorur nga transportuesit e huaj, por se fluturimet dalëse vazhdojnë të vonohen.
Ata më vonë njoftuan se check-in ishte i hapur në Terminalin 3 për Emirates - transportuesi i vetëm më i madh në aeroport dhe fluturimet e Flydubai.
Zyrtarët u kërkuan njerëzve të shkonin në aeroport vetëm nëse kishin konfirmuar rezervime.
Kreu i aeroportit të Dubait, Paul Griffiths ka thënë se kjo mbetet një kohë tepër sfiduese.
“Në kujtesën e gjallë, nuk mendoj se dikush ka parë ndonjëherë kushte të tilla”, ka thwnw Griffiths.
Rrugët përreth mbeten të bllokuara për shkak të mbipopullimit me njerëz që përpiqen të arrijnë në aeroport.
Të mërkurën, rreth 300 fluturime janë anuluar dhe në qindra të tjera ka pasur vonesa.
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë regjistruar të reshurat më të forta në histori. Deri në 259,5 mm shi ranë të martën në vendin që është zakonisht i thatë.