Botë

Aeroplani rrëshqet nga pista në Senegal, lëndohen 11 persona

Senegal

Njëmbëdhjetë persona janë lënduar pasi një aeroplan i linjës ajrore “Air Senegal”, i cili po barte 78 pasagjerë, ka rrëshqitur dhe ka dalë nga pista para aterimit, në orët e para të së enjtes. 

Katër persona kanë pësuar lëndime të rënda, raporton Reuters. 

Autoritetet e aeroportit kanë njoftuar se hetimet mbi shkakun e aksidentit janë duke u zhvilluar.  

Protokollet e emergjencës për të evakuuar pasagjerët janë aktivizuar menjëherë dhe aeroporti është mbyllur. Rihapja e tij pritet të bëhet gjatë ditës.