Një aeroplan i “Air India” që destinacion e kishte Chicagon, ka bërë ulje të papritur në qytetin kanadez, Iqaluit, pas një kërcënimi të rremë për bombë. Ulja urgjente të martën erdhi një ditë pasi Kanadaja dhe India dëbuan diplomatët në një grindje në rritje mes të dyja vendeve.
Aeroplani me 211 persona në të ateroi në aeroportin e Iqaluit dhe sipas burimeve, “një kërcënim bombe erdhi nga një person në Indi” dhe iu transmetua kapitenit të fluturimit.
Më pas u njoftua se pasagjerët dhe stafi do të kontrolloheshin sërish pas aterrimit për shkak të protokollit të sigurisë.
Tensionet mes Kanadasë dhe Indisë mbesin të larta që kur kryeministri Justin Trudeau akuzoi Delhin për vrasjen e liderit Sikh, Hardeep Singh Nijjar, vitin e kaluar.
Por, linja ajrore e Indisë ka thënë se ka qenë subjekt i disa kërcënimeve ditëve të fundit.