Botë

Aeroplani i Azerbajxhanit u rrëzua pas “ndërhyrjes së jashtme fizike e teknike”

Aeroplani i rrezuar ne Kazakistan

Linja ajrore “Azerbaijan”, aeroplani i së cilës u rrëzua në Kazakistan ditën e Krishtlindjeve, ka thënë se hetimet preliminare kanë gjetur se rrëzimi ndodhi “si rezultat i ndërhyrjes së jashtme fizike dhe teknike”.

Një zyrtar amerikan i tha CNN-it të enjten se indikacionet e para sugjerojnë se një sistem rus kundërajror mund ta ketë rrëzuar. Reuters po ashtu raportoi se aeroplani u rrëzua nga një sistem ajror rus.

Të paktën 38 nga 67 pasagjerët në bord  vdiqën nga rrëzimi, kanë konfirmuar autoritetet e Kazakistanit, përfshirë dy pilotët dhe një stjuardesë.

Rusia tha se aeroplani devijoi nga destinacioni i tij fillestar në Grozny, Çeçeni, për shkak të dronëve ukrainas në zonë, si dhe mjegullës.