Botë

Aeroplani bie në det gjatë një ceremonie në Francë, zhduket piloti

Aeroplani

Një aeroplan ka rënë në det të premten në brigjet mesdhetare të Francës, në një shfaqje ajrore afër Levandout. 

Autoritetet franceze kanë njoftuar se kanë nisur kërkimet për pilotin.

Shfaqja ajrore ishte pjesë e ceremonisë përkujtuese për 80-vjetorin e Ditës D të Luftës së Dytë Botërore, raporton Reuters.

“French Air Force” ka bërë të ditur se në det nuk ka rënë ndonjë aeroplan pjesë e ekipit aerobatik, por një aeroplan privat.  

Videot që tregojnë momentin kritik kanë nisur të qarkullojnë menjëherë në rrjete sociale.