Botë

Administrata Trump deporton 11,000 imigrantë në Meksikë

Meksika

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ka deklaruar të premten se shteti i saj ka pritur afërsisht 11,000 imigrantë të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) që nga data 20 janar kur presidenti Donald Trump mori pushtetin, raporton Reuters.

Më herët gjatë kësaj jave, Sheinbaum arriti marrëveshje me presidentin amerikan Trump për të pezulluar tarifat mbi mallrat meksikane në këmbim të vendosjes së Gardës Kombëtare Meksikane në kufirin verior që i ndan të dy shtetet.

Vendimi i presidentes meksikane vjen si përpjekje për të reduktuar numrin e imigrantëve ilegalë që synojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.