Rreth 40 fëmijë me aftësi të kufizuara në të mësuar dhe me çrregullime të rënda mendore u mbyllën për orë të tëra në dhoma, zakonisht pa ushqim ose pije. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë nxënësit, shumë prej të cilëve nuk mund të flasin, qartazi në ankth akut, dhe shumë prej tyre shihen duke lënduar veten për periudha të gjata
Pamjet e kamerave të sigurisë të një shkolle, të siguruara nga BBC-ja, tregojnë fëmijët autikë duke qëndruar në dhoma të mbushura, të hedhur në dysheme, të tërhequr zvarrë ose të lënë vetëm, të ulur në të vjella.
Pamjet nga shkolla “Whitefield” në verilindje të Londrës i ngjajnë “torturës”, ka thënë një ekspert i sigurisë. Sipas tij, ato tregojnë për herë të parë realitetin me të cilin u përballën nxënësit.
Një hetim i policisë për pamjet e abuzimit, të marra brenda “dhomave qetësuese” të shkollës speciale midis viteve 2014 dhe 2017, përfundoi në fillim të këtij viti pa asnjë akuzë. Megjithatë, prindërit thonë se janë lënë të përballen me traumën.
Shkolla thotë se udhëheqja e re i gjeti pamjet pasi dhomat ishin mbyllur, dhe i ndanë ato me policinë.
Rreth 40 fëmijë me aftësi të kufizuara në të mësuar dhe me çrregullime të rënda mendore u mbyllën për orë të tëra në dhoma, zakonisht pa ushqim ose pije.
Gjashtë nga familjet kanë rënë dakord që BBC-ja t’i shfaqë pamjet. Ata donin që mediumi të zbulonte shkallën dhe ashpërsinë e traumës që kishin përjetuar fëmijët e tyre, për të cilën ata mendojnë se janë mashtruar.
Videot tregojnë nxënësit, shumë prej të cilëve nuk mund të flasin, qartazi në ankth akut, dhe shumë prej tyre shihen duke lënduar veten për periudha të gjata.
Në pamjet e para nga BBC-ja, e vetmja herë kur stafi i shkollës në Walthamstoë ndërhyn pasi fëmijët janë brenda dhomave është kur një djalë i hedh vazhdimisht këpucët e tij në drejtim të kamerave. Ata vrapojnë për ta ndaluar atë, me një ndihmës mësimdhënës që duket se e godet.
“Këtë nuk do t'ia bënit as një qeni”
“Më theu zemrën”, ka thënë nëna e njërit prej fëmijëve të abuzuar pasi i pa për herë të parë pamjet e kamerave të sigurisë. “Këtë nuk do t'ia bënit as një qeni”, ka shtuar ajo.
Edhe tani udhëzuesit e qeverisë përcaktojnë se largimi i nxënësve “përçarës” nga klasat në Angli mund të bëhet për një kohëzgjatje “të kufizuar” dhe objektet ku mund të dërgohen duhet të jenë “të përshtatshme”.
BBC ka gjetur gjithashtu prova të keqtrajtimit në dhomat e izolimit në shkolla të tjera në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Një fëmijë autik u mbajt brenda një kafazi.
Ndërkohë, deputeti vendës, Sir Iain Duncan Smith, ka thënë se pamjet e shkollës “Whitefield” “duhet të çojnë në një ndryshim të thellë”.
Ekspertja e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, Elizabeth Sëan, ka thënë se ky ishte “filmimi më i keq” që ajo kishte parë.
“Ju shikoni fëmijët dhe ata duket se mposhten dhe i përgjigjen atij trajtimi me sjellje vetëlënduese, është torturë”, ka thënë ajo.

Shkolla “Ëhitefield” u vlerësua si e jashtëzakonshme derisa, në vitin 2017, Ofsted (Zyra e standardeve të edukimit) zbuloi përdorimin e dhomave të zbrazëta dhe të mbushura, pa dritare, për t’i veçuar fëmijët.
Por ekzistenca e pamjeve të kamerave të sigurisë nuk u bë publike deri në vitin 2021, kur BBC-ja mësoi se një hetim ishte nisur pas zbulimit të një kutie me USB që përmbante 500 orë pamje shqetësuese nga brenda dhomave.
Në prill BBC-ja ka paraqitur se si hetimet e nisura nga shkolla kishin vërtetuar se gjashtë punonjës të
“Whitefieldit” kishin abuzuar me nxënësit, por ata nuk i janë referuar Shërbimit të Zbulimit dhe Ndalimit të Qeverisë, organe këto të cilat mund t’ua ndalojnë personave të caktuar të punojnë me fëmijët, dhe tre prej tyre vazhduan të punojnë në shkollë.
Që kur kanë filluar hetimet, BBC-ja ka marrë dokumente të shkollës dhe të këshillit, dhe ka folur me 17 nga 39 familjet e prekura.
Nëna e Xhemit, Deborah, pa pamjet e dhomës “qetësuese” pasi policia ftoi zyrtarisht familjet të shikonin abuzimin, pas raportimit të BBC-së në prill.
“Ju i patë ata që e hapën derën dhe e goditën Xhemin në shpinë, ai u fluturua mbi dysheme”, ka thënë ajo me lot në sy.
“Askush nuk është përgjegjës”
Palltoja dhe çanta e Xhemit u vendosën brenda dhomës bashkë me të. Deborah thotë se kjo tregon se ishte “llogaritur” që Xhemi do të qëndronte atje deri në fund të ditës, edhe nëse do të qetësohej.
Ajo thotë se Xhemi pësoi konvulsionin e tij të parë pasi filloi të vendosej në dhomat e “qetësimit” dhe beson se trajtimi i tij rezultoi drejtpërdrejt në epilepsinë e tij.
Stresi mund të kontribuojë në zhvillimin e epilepsisë ose të shkaktojë sulme tek ata me këtë gjendje.
Familje të tjera i thanë BBC-së se fëmijët e tyre zhvilluan çrregullim të stresit post-traumatik pasi u vendosën në dhomat e “qetësimit”. Familja e një fëmije tha se ai pësoi dëmtime të rënda psikologjike dhe më vonë u ndalua në një spital psikiatrik, sepse rrezikonte të dëmtonte veten.
Prindërit thanë se u ankuan në shkollë për lëndime të pashpjegueshme dhe përdorimin e dhomave, por kjo nuk çoi në hetim, edhe pse provat nga kamerat e sigurisë ishin në dispozicion.
“Është një mbulim nga lart”, thotë Deborah. “Unë nuk e kuptoj se si ata mund të shpëtojnë me këtë nivel abuzimi dhe askush nuk është përgjegjës”, shton ajo.
Një familje tjetër u ankua pasi djali i tyre kthehej vazhdimisht në shtëpi me lëndime në hundë. Pamja e kamerës të cilën BBC-ja e ka gjetur tregon djalin duke goditur veten me grusht në hundë ndërsa ndodhej vetëm brenda dhomës.
BBC-ja ka shpenzuar muaj të tërë duke u përpjekur të zbulojë se kush dinte për shqetësimet rreth përdorimit të dhomave dhe pse nuk kishte hetim për dëmin e pësuar nga fëmijët në dhomat e “qetësimit” pas vizitës së Ofsted-it në vitin 2017.
Pasi dhomat u mbyllën, dhe pas një rishikimi, një zyrtar që drejtonte shkollën raportoi se guvernatorët dhe një anëtar i stafit nga këshilli lokal, Ëaltham Forest (një lagje e Londrës e formuar në vitin 1965 nga bashkimi i njësive bashkiake të Leyton, Ëalthamstoë dhe Chingford) i kishin vizituar dhomat. Por ai nuk regjistroi ndonjë shqetësim të ngritur në atë kohë.
BBC-ja ka mësuar se puna e rishikimit të kamerave të sigurisë i ishte lënë kryesisht një asistenteje të vetëm.
Një herë në javë ajo shkarkonte pamjet dhe i krahasonte ato me vëzhgimet e shkruara të stafit, përpara se të ndante ndonjë incident dhe shqetësim me shefat.
Por ajo dështoi të raportonte shumë nga 20 sekuencat e xhirimeve që tregonin forcë të tepruar, sipas një hetimi lidhur me sjelljen e saj, i cili arriti në përfundimin se ajo “mbylli njërin sy” ndaj dështimeve.
Gjithashtu zbuloi se ajo kishte abuzuar vetë me një fëmijë duke përdorur një jastëk të përdorur për stërvitje në ragbi për t'i shtyrë në cep të një dhome. Pavarësisht këtyre gjetjeve, ajo nuk u shkarkua.
“I lënë në një kafaz”
Ajo u ka thënë hetuesve se kontaktimi me udhëheqjen e shkollës ishte “i vështirë për t’u bërë si asistente mësimdhënëseje” dhe ishte bërë “e pandjeshme” ndaj pamjeve, sipas regjistrimeve të intervistës së saj të kryer nga BBC-ja.
Një asistente tjetër i ka thënë hetuesit mbrojtës se ajo kishte parë pamjet e një kolegu që vëzhgonte një fëmijë duke masturbuar për më shumë se një orë. Policia njoftoi se ata nuk mund të vërtetonin atë që ajo kishte thënë.
BBC-ja ka zbuluar gjithashtu dështime të tjera që prekin fëmijët me nevoja të veçanta arsimore të vendosur në izolim në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, teksa një fëmijë autik mbahej në një kafaz në një shkollë rreth 10 vjet më parë.
Zona poshtë një shkalle ishte e mbyllur si një kafaz me një dyshek brenda, në një shkollë të quajtur “Include in Bury St Edmunds”, e cila ofron mundësi alternative për fëmijët jashtë arsimit të zakonshëm dhe drejtohet nga organizata e bamirësisë “Catch22”.
Nëna e fëmijës autik zbuloi se këto kafaze ishin në përdorim, vetëm kur ajo vizitoi shkollën pa pasur një takim të caktuar.
Ajo tha se kafazi mbulohej nga një batanije kur fëmija bërtiste dhe se djali i saj ndonjëherë mbahej brenda një prej këtyre kafazeve deri në gjashtë orë, pa ujë ose pa qasje në tualet.
“Edhe një kafshë nuk do të ishte lënë në një kafaz për kaq gjatë”, thotë ajo.
Të dhënat e këshillit thonë se Ofsted ishte informuar për atë që kishe kuptuar nëna, por nuk kishte asnjë inspektim. Ofsted tani thotë se nuk mund të gjejë asnjë regjistrim të ankesës së saj.
“Catch22” thotë se hapësirat janë përdorur nga udhëheqja e mëparshme dhe një raport i këshillit të vitit 2018 arriti në përfundimin se nuk kishte asnjë provë që nxënësit ishin mbyllur brenda.
Rregullimi i përdorimit dhe dizajnit të dhomave “qetësuese” tani është i nevojshëm urgjentisht, sipas Sir Iain Duncan-Smith.
Pas hetimit të BBC-së në prill, Komisioneri i Fëmijëve bëri thirrje gjithashtu për ndryshime në udhëzimet për përdorimin e izolimit në shkollat speciale, gjë që nuk ka ndodhur. Departamenti i Arsimit thotë se po “shikon” mënyra për ta “forcuar” atë.
Policia Metropolitane thotë se vazhdon të kryejë “hetime më të gjera” në lidhje me shkollën “Whitefield”, pa lidhje me abuzimin.
The Flourish Trust, e cila drejton “Whitefield”, thotë se ka mësuar nga dështimet në këtë rast.
Ofsted thotë se përgjegjësia për hetimin e dëmit të shkaktuar ndaj fëmijëve pas zbulimit të dhomave i takon Departamentit të Arsimit, si rregullator, dhe Waltham Forest.
Edhe pse nuk arriti të hetojë pas inspektimit të Ofstedit, Waltham Forest thotë se tani do të kryejë një shqyrtim lokal të rastit, i cili thotë se do të jetë “plotësisht i pavarur”.
Ajo thotë se nuk kishte kërkuar të rishikonte pamjet e kamerave të sigurisë në asnjë moment, sepse nuk e dinte se ekzistonin.
Waltham Forest thotë gjithashtu se ka ofruar këshillim për familjet. Por familjet i thanë BBC-së se fëmijët e tyre kanë nevojë për ndihmë të konsiderueshme dhe të gjerë për të trajtuar abuzimin me të cilin u përballën, dhe se ata do të jetojnë me pasojat e tij për pjesën tjetër të jetës së tyre.