Nëntë persona kanë vdekur dhe më shumë se 40 janë plagosur si pasojë e një shpërthimi në një depo municioni ushtarak në kryeqytetin e Çadit, ka bërë të ditur një zyrtar të mërkurën.
Zëdhënësi i qeverisë, Abderaman Koulamallah ka thënë se 46 persona po trajtoheshin për lëndime të ndryshme pasi shpërthimet i tronditën banorët gjatë gjumit, të martën vonë në lagjen Goudji të kryeqytetit, N'Djamena. Situata është vënë nën kontroll, sipas Koulamallah, raporton AP.
Tymi i dendur mbuloi retë në kombin e Afrikës Perëndimore, derisa pati përpjekje të mëdha për ta shuar zjarrin. Banorët ishin larguar nga shtëpitë e tyre për siguri.
Autoritetet u bënë thirrje banorëve të qëndrojnë jashtë zonës, e cila u pushtua nga forcat e sigurisë duke mbledhur predha artilerie të shpërndara.
Çadi, një vend me afro 18 milionë banorë, është zhytur nga trazirat politike para dhe pas zgjedhjeve presidenciale të diskutueshme që rezultuan në fitoren e Deby Itno.
Ai e kishte udhëhequr vendin si president i përkohshëm gjatë periudhës së sundimit ushtarak që pasoi vdekjen e babait të tij në vitin 2021.
LEXO EDHE: