(E përditësuar 22:45) - Kompania ajrore “Voepass” ka bërë të ditur se numri i viktimave totale është 61 dhe jo 62 siç u raportua më herët.
Në aeroplan ishin 57 pasagjerë dhe katër anëtarë ekuipazhi.
(E përditësuar 20:35) - 62 pasagjerët që ishin në aeroplanin që u rrëzua në qytetin Vinhedo të Brazilit kanë vdekur, konfirmuan autoritetet braziliane të premten.
Në aeroplan ishin 58 pasagjerë dhe katër anëtarë ekuipazhi.
Nuk dihet ende shkaktari i aksidentit.
Faqja e gjurmimit të fluturimeve, “Flightradar24”, ka bërë të ditur se aeroplani i rrëzuar ishte prodhuar në vitin 2010. Gjatë 60 sekondave të fundit të fluturimit, transponderi i aeroplanit ka transmetuar shpejtësi vertikale deri në 440 kilometra në orë, sipas “Flightradar24”.
Aeroplani me 62 pasagjerë rrëzohet në Brazil
(20:15) - Aeroplani me 62 pasagjerë është rrëzuar në qytetin Vinhedo, afër Sao Paulos të Brazilit të premten, raporton Sky News.
Një video që qarkullon në rrjetet sociale tregon se aeroplani bie me shpejtësi të madhe drejt tokës.
Autoritetet kanë konfirmuar rrëzimin e aeroplanit, ndërsa forca të shumta policie e zjarrfikës janë parë në vendngjarje.
Aeroplani me dy motorë po fluturonte nga Cascaveli në Brazilin jugor për në aeroportin kryesor në qytetin e Sao Paulos kur u rrëzua në qytetin e Vinhedos, ka thënë linja ajrore “Voepass”.
Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, ka thënë se “duket” se të gjithë pasagjerët kanë vdekur.
“Unë do të doja që të gjithë të ngriheshin në këmbë që të mund të mbajmë një minutë heshtje sepse një aeroplan sapo është rrëzuar në qytetin Vinhedo, në Sao Paulo, me 58 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit dhe duket se të gjithë kanë vdekur”, ka thënë ai, teksa po merrte pjesë në një ngjarje në Brazil.
VIDEO:
Brasil 🇧🇷 |
Imágenes adicionales del trágico y aparatoso accidente aéreo que acaba de protagonizar una aeronave ATR-72-500 de Voepass, hace minutos en Vinhedo, São Paulo.
Creo que es una de las pocas cosas que le tengo miedo.
Un malparido accidente aéreo. #GOLD #Venezuela pic.twitter.com/M1IDNG3s7s— Hacking white_hat (@anonymous_hat2) August 9, 2024
#BREAKING: Another video:
A passenger plane carrying 68 passenger crashed in the Brazilian state of Sao Paulo.#BreakingNews #saopaulo #Brazil #Internationalleaks #BREAKINGNEWS #breakingnewstoday pic.twitter.com/eLgzmbS7ZW— International Leaks (@Internl_Leaks) August 9, 2024
A plane with 68 people on board crashed in Brazil 🙏 pic.twitter.com/aSFG8d40yx
— Mossad Commentary (@MOSSADil) August 9, 2024