Botë

60,000 dollarë - Prindërit australianë ia rruan kokën e vetullat djalit, për t’u dukur se kishte kancer

60,000 dollarë - Prindërit australianë ia rruan kokën e vetullat djalit, për t’u dukur se kishte kancer

Prindërit e një 6-vjeçari në Adelaide të Australisë janë akuzuar për falsifikim të diagnozës së kancerit të djalit. Ata ia kanë rruar kokën dhe vetullat fëmijës për ta bërë diagnozën të besueshme dhe që të mblidhnin para për trajtimin.

Burri dhe gruaja janë akuzuar për neglizhencë dhe mashtrim, pasi grumbulluan 60,000 dollarë duke mashtruar. Ata e vendosën djalin e tyre në karrocë, me fasha, për t’u bërë kinse ai ishte me radioterapi.

“Hetimi jonë ka konfirmuar se fëmijës nuk i duhet trajtim mjekësor. Besojmë se kjo sëmundje e rremë ka shkaktuar dëme psikologjike te djali dhe motra e tij”, kanë thënë nga policia.

Prindërit e fëmijës: Ben Miller dhe Michelle Bodzsar

Çifti do të paraqitet para gjykatës të premten, ndërsa fëmijët janë lënë nën përkujdesje afatshkurtër te një familjar.

VIDEO: