Një 60-vjeçare është arrestuar nën dyshimin për vrasje pasi tre persona janë gjetur të vdekur në një shtëpi kujdesi në Angli.
Gruaja është arrestuar, ndërsa Policia po e heton rastin.
Sipas policisë, vdekjet aktualisht po trajtohen si “të pashpjegueshme”, por që ka gjasa se shkak ka qenë helmimi me monoksid karboni.
Shtatë persona u dërguan në spital dhe shtëpia e kujdesit u evakuua si masë në rast se dikush tjetër do të kishte nevojë për trajtim.
Shtëpia e kujdesit kishte 48 banues në të dhe të gjitha të moshuar.