Botë

60-vjeçari shërohet nga HIV-i me procedura që vetëm gjashtë persona e provuan

Sëmundja e HIV-it

Një 60-vjeçar e ka tejkaluar sëmundjen e HIV-it, pasi mjekët i transplantuan qeliza staminale për leukemi, ka raportuar DailyMail të enjten. Burri u trajtua edhe për leukemi mieloide akute, një lloj kanceri që fillon në qelizat e bardha të gjakut në palcën e eshtrave, me një transplant të qelizave burimore.

Këtë procedurë mjekësore e kanë marrë vetëm gjashtë persona deri më tani, derisa kjo u tha se ishte  dhimbshme dhe e rrezikshme për pacientët.

Sipas mjekëve, pacienti gjerman që nuk është identifikuar, e ka kaluar kancerin dhe HIV-in. Shërimi i sëmundjes së HIV-it po konsiderohet i mundshëm me zhvillimet në fushën e teknologjisë dhe të mjekësisë.

Çka është HIV-i?

Sëmundja e HIV-it dëmton qelizat në sistemin imunitar dhe dobëson aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet dhe sëmundjet. Virusi përhapet në të shumtat e rasteve nga kontakti seksual pa mjete mbrojtëse.

HIV-i nuk shpërndahet nëpërmjet pështymës, djersës ose urinës.