Botë

58 palestinezë të vrarë nga sulmet e Izraelit në Gazë

Gaza

Foto: Associated Press

58 palestinezë janë vrarë si pasojë e sulmeve ajrore izraelite që kanë ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, e deri në orët e hershme të mëngjesit të enjten, sipas raportimeve të tri spitaleve, ka raportuar agjencia e lajmeve “AP”.

Sulmet izraelite në Gaza kanë filluar të martë, pasi grupi militant i përkrahur nga Irani, Hamas, nuk i ka pranuar propozimet për paqe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndërmjetësuesit e tjerë, si dhe nuk ka pranuar të lirojë edhe 59 pengje izraelite, prej të cilave 35 besohet se janë të vdekur.

Gjatë ditëve të fundit po Izraeli po ashtu ka nisur edhe një operacion tokësor ushtarak në Gaza, me qëllim të shkatërrimit të pozicioneve të Hamasit.