Botë

5 të vrarë dhe 47 të plagosur nga një sulm rus në Dnipro

Dnipro

Dnipro

Foto: Associated Press

Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur dhe 47 të tjerë të plagosur si pasojë e një sulmi rus me raketa dhe dron në qytetin lindor të Ukrainës, Dnipro, të mërkurën.

Kryebashkiaku Borys Filatov ka thënë se sulmi shkaktoi thyerjen e xhamave në dy shkolla dhe tri kopshte, raporton AP.

Lufta, tashmë në vitin e tretë që kur Rusia pushtoi fqinjin e saj, ka vrarë më shumë se 10,000 civilë dhe ka plagosur rreth 20,000 të tjerë, thonë Kombet e Bashkuara.

Në rajonin e Kharkiv në verilindje, bombardimet ruse goditën një ndërtesë të këshillit të fshatit, duke vrarë një person dhe duke plagosur dy të tjerë, sipas kreut rajonal, Oleh Suniehubov.

Diku tjetër në rajon, një bombë ruse goditi një ndërtesë banimi në fshatin Ruska Lozova, duke plagosur të paktën dy persona.