Botë

45 persona vdesin në aksidentin me autobus në Afrikë të Jugut, mbijeton një 8-vjeçare

Aksident - Afrika e Jugut

Pamje nga vendi i ngjarjes

45 persona kanë vdekur në Afrikën e Jugut, pasi autobusi ka rënë në një greminë nga një urë të enjten, kanë bërë të ditur autoritetet. 

Një tetëvjeçare, e mbijetuara e vetme, po trajtohet në spital. Ajo ka pësuar lëndime serioze.

Autobusi u përplas me një pengesë dhe u përfshi nga flakët kur ra nga ura në provincën Limpopo.

Ministrja e Transportit, Sindisiwe Chikunga, në vendin e ngjarjes ka bërë thirrje për kujdes në trafik, pasi Afrika e Jugut njihet për gjendjen e rëndë me aksidente.

VIDEO: