Policia është në kërkim të 43 majmunëve që kanë ikur nga një qendër kërkimore në Karolinën e Jugut pasi një punonjës la derën e hapur.
Majmunët ikën nga qendra “Alpha Genesis”, një kompani që rrit primatët për testime dhe kërkime mjekësore.
Autoritetet u kanë kërkuar banorëve që të mbajnë dyert dhe dritaret e tyre të mbyllura mirë dhe të raportojnë menjëherë nëse i shohin.
Policia ka thënë se kompania e ka lokalizuar grupin e tyre dhe se po mundohet t’i kapë.
“Ju lutem mos u përpiqni t’u afroheni këtyre kafshëve në asnjë rrethanë”, ka thënë policia.
Sipas kompanisë, majmunët nuk u janë nënshtruar testimeve ende dhe se “janë të rinj për të bartur sëmundje”.