Botë

40-vjeçari vdiq pasi u sulmua nga peshkaqeni në Australi

Peshkaqen

Një 40-vjeçar ka vdekur pasi është sulmuar nga një peshkaqen në buzë të Barrierës së Madhe të Shkëmbinjve në Australi.

Kapelani Luke Walford, ishte brenda ujit në ishullin Humpy, me familjen e tij kur u sulmua të shtunën pasdite nga peshkaqeni, kanë njoftuar autoritetet lokale, raportoi BBC-ja.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai vdiq në vendngjarje rreth një orë pasi u sulmua. 

Zona ku ai u sulmua është e njohur për zhytje. 

Sulmi i fundit fatal nga peshkaqenët në Australi ndodhi në dhjetor të 2023-tës, kur një djalë adoleshent u sulmua në jug.

Vetëm këtë vit, ka pasur katër incidente të tjera të peshkaqenëve në Australi, sipas një bazë të dhënash lokale.

Përveç SHBA-së, Australia njihet ndër vendet me më së shumti sulme të peshkaqenëve.