Ka shkuar në 39 numri i të vdekurve si pasojë e reshjeve të mëdha në shtetin Rio Grande do Sul të Brazilit.
Të paktën 68 të tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur, ka bërë të ditur Agjencia shtetërore e mbrojtjes civile të premten, raporton AP.
Reshjet e mëdha dhe vërshimet si pasojë e tyre kanë bërë që shumë njerëz të detyrohen të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.
Kjo është katastrofa e katërt e tillë brenda një viti në Brazil, pas vërshimeve në korrik, shtator dhe nëntor të vitit 2023, që lanë të vdekur 75 persona në total.
Përmbytjet në mbarë vendin kanë tejkaluar atë të parë gjatë një përmbytjeje historike të vitit 1941, sipas Shërbimit Gjeologjik Brazilian.
Në disa qytete, nivelet e ujit ishin në nivelin më të lartë që nga fillimi i regjistrimeve gati 150 vjet më parë, ka thënë agjencia.