39 zyrtarë policorë janë lënduar pas trazirave që shpërthyen në qytetin Southport, disa orë pasi u zhvillua një tubim për të kujtuar viktimat e sulmit me thikë të së hënës ku mbetën të vrarë tre fëmijë, raporton “BBC”.
Nga Policia e Merseyside ishte thënë se tetë zyrtarë policorë pësuan lëndime të rënda duke përfshirë fraktura, çarje, hundë të thyer dhe tronditje.
Nga Shërbimi i Ambulancës është njoftuar se në total 27 zyrtarë policorë janë dërguar në spital, e 12 janë trajtuar në vendin e ngjarjes dhe janë liruar.
Si rezultat i trazirave policia vendosi “urdhrin 60” për 24 orë, duke u dhënë zyrtarëve policorë fuqi të zgjeruara për të ndalur dhe kontrolluar individët.
Ky urdhër do të jetë në fuqi deri sot pasdite.
Forca shtesë të policisë do të qëndrojnë në vendin e ngjarjes.
Një 17-vjeçar u arrestua nën dyshimin për vrasjen dhe tentimvrasjen e fëmijëve në një klub vallëzimi të hënën. Tri vajza u vranë në sulmin me thikë.
VIDEO:
Whatever your take on the goings on in Southport, this is inarguably very funny. Concussion, no bollocks and nicked tomorrow for rioting. Silly old twat.🤣 pic.twitter.com/q9WPnAnqn0