Botë

37 të vdekur në një aksident trafiku në Brazil

Aksident

Foto: Ilustrim

Të paktën 37 persona kanë humbur jetën të shtunën në një aksident trafiku mes një autobusi të pasagjerëve dhe një kamioni në autostradë në Minas Gerais, shtet në juglindje të Brazilit, raporton agjencia “AP”. 

Departamenti i Zjarrfikësve i Minas Gerais, ka thënë s 13 persona u dërguan në spital në qytetin Teofilo Otoni. Autobusi ishte nisur nga Sao Paulo dhe në të kishte 45 pasagjerë. 

Dëshmitarët kanë thënë se autobusit i shpërtheu goma dhe humbi kontrollin e u përplas me kamion. Një veturë me tre pasagjerë po ashtu u përplas në autobus, por të tre mbijetuan.