Botë

37 të arrestuar për mashtrim në Mbretërinë e Bashkuar

Mbretëria e Bashkuar

Autoritetet e zbatimit të ligjit në Mbretërinë e Bashkuar kanë arrestuar 37 persona të cilët kishin mashtruar qindra mijëra njerëz përmes një faqeje interneti, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Rreth 70 mijë njerëz janë viktima të këtij mashtrimi në Mbretërinë e Bashkuar nga faqja e cila mori 480 mijë numra kartash bankare dhe 64 numra PIN në mbarë botën.

LabHost, faqja e krijuar në vitin 2021 nga një rrjet kriminal, u mundësonte përdoruesve të krijojnë faqe interneti duke arritur kështu të marrin informacione personale të si adresat e email-eve, fjalëkalimet dhe detajet bankare.

50% e gjithë krimit në Angli dhe Wales është i lidhur me kibernetikë ose mashtrim.