Botë

343 protestues u arrestuan në Turqi

protesta ne Turqi

Foto: Associated Press

Autoritetet turke kanë arrestuar 343 persona në protestat gjatë natës në disa qytete, që po mbahen për të kundërshtuar arrestimin e kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu, ka njoftuar Ministria e Brendshme.

Protestat u bënë në disa qytete, përfshirë Stambollin dhe Ankaranë, raportoi Reuters.

Sipas ministrisë, arrestimet u kryen për të parandaluar “prishjen e rendit publik” dhe paralajmëruan se autoritetet nuk do të toleronin “kaos dhe provokim”.

Dhjetëra mijëra turq kanë vërshuar rrugëve që nga e mërkura kur Imamoglu u arrestua mbi akuzat se ndihmoi në grup terrorist. Ai është rivali kryesor i presidentit Recep Tayyip Erdogan.