Botë

30 të vdekur nga stampedo në festivalin në Indi

Indi stampedo

Foto: Associated Press

Autoritetet kanë bërë të ditur se të paktën 30 persona kanë mbetur të vdekur dhe 90 të tjerë të lënduar si pasojë e një stampedoje që ka ndodhur gjatë një festivali në Indi.

Sipas tyre, deri më tani, 25 nga viktimat janë identifikuar, raporton BBC.

Personat që pësuan në incident përfshijnë ata që udhëtuan nga shtetet e Gujarat dhe Assam për të marrë pjesë në festival.

Zyrtarët kishin parashikuar që deri në 100 milionë njerëz pritej të merrnin pjesë në ditën e larjes në Kumbh Mela, një nga festivalet më të mëdha fetare në botë.

VIDEO:

LEXO EDHE: