Të paktën 298 persona janë arrestuar dhe 143 policë janë plagosur gjatë protestave në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, ka thënë zëvendësministri i Brendshëm gjeorgjian Aleksandre Darkhvelidze, transmeton “Anadolu Agency”.
Darakhvelidze tha se disa protestues që morën pjesë në demonstratat para Parlamentit kanë ushtruar dhunë kundër policisë, duke shtuar se një hetim është duke u zhvilluar.
Në lidhje me zhvillimet e fundit rreth zgjedhjeve të kontestuara dhe rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE, kryeministri Irakli Kobakhidze akuzoi opozitën dhe mbështetësit e saj për mbjellje të destabilitetit.
Demonstratat janë kundër vendimit të Kobakhidzes, të marrë më 28 nëntor, për t’i pezulluar negociatat e pranimit të vendit në BE.