Botë

28 të mbijetuar në rrëzimin e aeroplanit në Kazakistan

Rrezimi i aeroplanit ne Kazakistan

Foto: Associated Press

Ministria e Emergjencave e Kazakistanit ka njoftuar se të paktën 28 persona kanë mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit në qytetin kazak Aktau të mërkurën, raporton agjencia “AP”. 

Aeroplani i “Azerbaijan Airlines” u rrëzua teksa po tentonte ulje emergjente në Aktau. Kishte pasur destinacion Gorznyn në Rusi. 

Ministria e Emergjencave e Kazakistanit ka njoftuar në “Telegram” se 67 persona ishin në aeroplan, përfshirë pesë pjesëtarë të ekuipazhit. Tha se 28 i mbijetuan rrëzimit dhe u hospitalizuan. Agjencia ruse e lajmeve “Interfax” ka cituar Ministrinë duke thënë se mund të ketë më tepër të mbijetuar dhe se ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes kanë nxjerrë katër trupa të pajetë. 

Aeroplani “Embraer 190” bëri ulje emergjente rreth 3 kilometra nga Aktau. 

Fillimisht u raportua për 25 të mbijetuar, por më pas Ministria e Emergjencave e Kazakistanit njoftoi për 28 të mbijetuar. 

Sipas “Azerbaijan Airlines”, 37 pasagjerë ishin shtetas të Azerbajxhanit, 16 të Rusisë, gjashtë të Kazakistanit dhe tre të Kirgistanit. 

Një zëdhënës i Autoritetit të Aviacionit Civil të Rusisë, Rosaviatsia, tha se sipas informatave fillestare piloti vendosi të tentonte ulje emergjente në Aktau pasi një goditje nga zogjtë solli “një situatë emergjente”. 

Në xhirimet shihet aeroplani duke bërë ulje të shpejtë para se të shpërthente në zjarr. 

Lexo përditësimet tjera
Azerbajxhan

Rrëzohet një aeroplan në Kazakistan

Një aeroplan u rrëzua pranë qytetit Aktau në Kazakistan të mërkurën, ka thënë në një deklaratë...