Botë

28 të lënduar në Munih, i dyshuari është azilkërkues afgan

Munih

Presidenti bavarez, Markus Söder, ka deklaruar se incidenti me veturë të enjten në Munih ishte me sa duket një sulm.

Policia ndërkaq ka thënë se i dyshuari është një azilkërkues 24-vjeçar afgan.

Të paktën 28 persona kanë mbetur të lënduar, disa në gjendje të rëndë, si pasojë e përplasjes së veturës në një turmë njerëzish në Munih.

Zyrtarët thonë se i dyshuari ishte i njohur për policinë për vepra penale të vjedhjes dhe drogës.

Momenti i arrestimit:

 

 

Lexo përditësimet tjera
Gjermani

Vetura përplas një turmë njerëzish në Munih, disa të lënduar

Disa persona kanë mbetur të lënduar pasi një veturë ka përplasur një grup njerëzish të enjten...