Botë

25 persona dyshohet se kanë vdekur pasi një autobus shkollor u përfshi nga flaka në Tajlandë

Tajlandë - aksident

Rreth 25 persona raportohet të kenë vdekur në Tajlandë të martën kur një autobus shkolle që transportonte studentë dhe mësues në një ekskursion në terren mori flakë në periferi të kryeqytetit Bangkok.

Autoritetet qeveritare kanë njoftuar se 16 pasagjerë janë  duke marrë trajtim në spital, derisa policia ende nuk e ka konfirmuar numrin e saktë të vdekurve ose të lënduarve, raporton Reuters.

Ministri i Brendshëm, Anutin Charnvirakul, në një prononcim për media ka thënë se rreth 25 persona kanë vdekur, duke shtuar se shkaqet e incidentit janë ende duke u hetuar.