Të paktën 20 persona kanë mbetur të vdekur të martën në një aksident të një autobusi në malet peruane, ka bërë të ditur policia lokale.
Kreu i divizionit të mbrojtjes të autostradave, Jhonny Rolando Valderrama, ka thënë për media peruane se aksidenti ka ndodhur në autostradën Los Libertadores highëay, në rajonin Ayacucho, raporton Reuters.
Aksidentet vdekjeprurëse të autobusëve janë të zakonshme në rrugët malore të Perusë.
Të paktën 25 persona kanë vdekur në prill, kur një autobus kishte rënë nhë një lumë në rajonin verior të Perus, Cajamarca, ndërkaq në shtatorin e vitit të kaluar, të paktën 24 persona kanë vdekur në një aksident të ngjashëm në rajonin Anco.