Botë

Shkon në 24 numri i të vdekurve nga shembja e autostradës në Kinë

Shembja e autostradës

Shembja e autostradës

Foto: Associated Press

Ka shkuar në 24 numri i të vdekurve si pasojë e shembjes së një autostrade të mërkurën herët në Kinën jugore.

Tetëmbëdhjetë vetura kanë rënë poshtë pasi një sesion i autostradës në gjatësi prej 17,9 metrash është shembur, sipas autoriteteve në provincën Guangdong, raporton AP.

Fillimisht ishte raportuar për 19 të vdekur, mirëpo numri është shtuar më vonë gjatë ditës të mërkurën.

Pjesë të provincës Guangdong kanë parë reshje rekorde dhe vërshime në dy javët e fundit e po ashtu edhe breshër.

Disa dëshmitarë të rastit kanë thënë për mediat lokale se kishin dëgjuar një zhurmë të madhe dhe më pas kishin parë një vrimë të hapej disa metra pasi ata ishin larguar tashmë nga pjesa e autostradës ku ka ndodhur shembja.


19 të vdekur nga shembja e rrugës në Kinë

19 persona kanë vdekur nga shembja e një rruge në një autostradë në provincën Guangdong të Kinës jugore, njoftoi transmetuesi shtetëror kinez CCTV të mërkurën. 30 të tjerë u dërguan në spital për trajtim.

Videot në mediat sociale tregojnë autostradën në të cilën një pjesë e rrugës është shembur. Mund të shihen plot vetura që kanë përfunduar poshtë rrugës.

Prej ditësh në rajon ka rënë shi i madh. Pjesa e shembur e rrugës është rreth 18 metra e gjatë dhe ka një sipërfaqe prej rreth 184 metra katrorë.

Në operacionin e shpëtimit po marrin pjesë rreth 500 pjesëtarë të shërbimeve emergjente të policisë, zjarrfikës dhe organe të tjera kompetente. Aktualisht po hetohet shkaku i aksidentit.

VIDEO: