Tetëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën në pjesët qendrore dhe jugore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si pasojë e disa tornadove që kanë goditur shtetin, ka raportuar “BBC”.
Shtetet e SHBA-së që kanë raportuar për viktima janë Missouri me 11 të vdekur, Arkansasi dhe Texasi me tre të vdekur dhe Oklahoma me një të vdekur si rezultat i motit ekstrem.
Ka edhe parashikime të tjera për kushte të jashtëzakonshme të motit për këtë të shtunë, sipas kohës atje, me pritje për tornado në Mississippin qendror, Louisianan lindore dhe Tennesseen perëndimore.
Gjatë orëve të fundit janë raportuar edhe 12 paralajmërime për tornado në Missouri, duke përfshirë dy tornado “të mëdha dhe jashtëzakonisht të rrezikshme”, që po shkundin me lëvizin 80 kilometra në orë.