Botë

179 të vdekur nga përmbytjet në Vietnam

Përmbytjet në Vietnam

Të paktën 179 njerëz kanë mbetur të vdekur në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi, si pasojë e tajfunit Yagi, i cili ka goditur veriun e vendit, raportoi të mërkurën Reuters.

Hanoi ka evakuuar mijëra njerëz që jetonin pranë vendit ku ka goditur tajfuni më i fuqishëm i Azisë këtë vit. 

Si pasojë e stuhive dhe shirave të dendur, është shkaktuar edhe shembja e një ure, pranë Lumit të Kuq. 

Përveç viktimave, edhe 145 persona të tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur, ka njoftuar qeveria. 

Ndërmarrja shtetërore e energjisë elektrike e Vietnamit, EVN, ka njoftuar ndërprerjen e energjisë nga disa pjesë të përmbytura të kryeqytetit për shkak të shqetësimeve të sigurisë.