Të paktën 17 persona janë zhdukur ndërkaq 28 të tjerë janë shpëtuar pasi një jaht turistik është mbytur në Detin e Kuq.
Një sinjal shqetësimi ishte pranuar në orën 05:30 me kohën lokale të hënën nga jahti “Sea Story”, i cili u largua nga porti afër Marsa Alam të shtunën për një udhëtim pesë-ditor zhytjeje me 31 turistë dhe 14 ekuipazh, raporton BBC.
Gjeneralmajor Amr Hanafia ka thënë se të mbijetuarit u gjetën në zonën Wadi el-Gemal, qw ndodhet në jug të Marsa Alam, dhe se ata po merrnin kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Ai ka shtuar se luftanija e marinës egjiptiane “El Fateh” dhe avionët ushtarakë po intensifikojnë përpjekjet e tyre për të gjetur të zhdukurit.
Marsa Alam është një destinacion popullor për turistët në bregun jugor të Detit të Kuq të Egjiptit dhe është i rrethuar nga pika zhytjeje.
Nuk ka pasur ndonjw koment nga pronari dhe operatori i Sea Story me bazë në Egjipt, Dive Pro Liveaboard.
Por uebfaqja e saj thotë se anija është ndërtuar në vitin 2022 dhe është e gjatë 44 m.