Të paktën 17 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e shembjes së një guroreje në verilindje të Indisë.
Siç është bërë e ditur të gjithë viktimat kanë qenë punëtorë guroresh, ndërsa 12 të tjerë ende raportohen të zhdukur, raportoi “AP”.
Punëtorët e kërkim-shpëtimit kanë arritur t’i nxjerrin dy persona të gjallë, ndërsa përpjekjet për të gjetur më shumë të mbijetuar ende po vazhdojnë.
Vitin e kaluar, shtatë punëtorë kanë mbetur të vdekur në qytetin Mamit të këtij vendi për shkak të shembjes së një guroreje. Në vitin 2022, 12 punëtorë vdiqën si pasojë e një shembjeje tjetër.
Rajoni verilindor i Indisë po përjeton reshje të dendura shiu pasi stuhia tropikale Remal goditi Bangladeshin të hënën.
Departamenti Meteorologjik i Indisë ka paralajmëruar se shirat e dendur mund të dëmtojnë strukturat e cenueshme dhe shtëpitë me kashtë dhe të shkaktojnë rrëshqitje dheu në rajon.