Të paktën 15 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e shpërthimit të një bombe në një veturë në qytetin sirian Manbij të hënën.
Ky është sulmi i dytë atje brenda tre ditësh, dhe më vdekjeprurësi në Siri që nga rrëzimi i Bashar al Assadit nga pushteti në dhjetor, raporton Reuters.
Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Manbij, i cili ndodhet rreth 30 km nga kufiri turk.
Shërbimi i shpëtimit i mbrojtjes civile ka identifikuar të vdekurit si 14 gra dhe një burrë, dhe ka shtuar se 15 gra të tjera kanë mbetur të plagosura.
Viktimat ishin punëtorë të bujqësisë dhe numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet, sipas një zyrtari të mbrojtjes civile.
Manbij ka ndryshuar duart shumë herë gjatë luftës në Siri, dhe së fundmi në dhjetor, kur grupet e mbështetura nga Turqia e pushtuan atë nga Forcat Demokratike Siriane (SDF) të mbështetura nga SHBA-ja, e cila udhëhiqet nga milicia kurde YPG.