Botë

15 të lënduar në një aksident në Hollywood

Vagoneta aksident ne Hollywood

Getty Images

Pesëmbëdhjetë persona janë lënduar dhe janë dërguar në spital pas aksidentit të vagonetës në Universal Studios të Hollywoodit të shtunën mbrëma, raporton “BBC”. 

Departamenti i Zjarrfikësve i Los Angeles County ka njoftuar në rrjete sociale se ekipet janë ftuar rreth orës 21:00 me kohë lokale. 

Pacientët po trajtohen me lëndime të vogla.  Vagoneta me katër vagonë është aksidentuar.