Botë

14 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza të shtunën

Lufta në Gaza

Lufta në Gaza

Foto: Associated Press

Të paktën 14 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e sulmeve izraelite që goditën qendrën dhe jugun e Gazës gjatë natës të së shtunës. 

Sulmet ajrore në qytetin e Gazës goditën një shtëpi me 11 persona, duke përfshirë tri gra dhe katër fëmijë, dhe një sulm tjetër goditi një tendë në Khan Younis me palestinezë të zhvendosur nga lufta Izrael-Hamas, ka bërë të ditur të shtunën Mbrojtja Civile e Gazës, raporton AP.

Të shtunën pasdite, një sulm ajror në Maghazi në Gazën qendrore vrau dy dhe plagosi disa të tjerë, thanë zyrtarët e spitalit. 

Lufta Izrael-Hamas ka shkaktuar shkatërrime të mëdha dhe ka zhvendosur rreth 90% të popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës, teksa e ka zhytur territorin në një krizë të rëndë humanitare. 

Ministria e Shëndetësisë e Gazës thotë se mbi 41,000 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës.